Laboratori i kokainës, Ermal Hoxha bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i akuzuar për trafik kokainë në laboratorin e zbuluar në Xibrakë të Elbasanit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë.

Hoxha është një nga 9 të arrestuarit e “Bandës së Kokainës”. Me 6 shkurt, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Hoxhën, Kastriot Imerin, Arjan dhe Klement Dalipin si dhe Saimir Batkun, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës për Krimet e Rënda.

Ilir Hyseni, dhe dy shtetasit kolumbian Cezar Avila dhe Valter Morena, nuk apeluan vendimin e shkallës së parë, duka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Hyseni i dyshuar si koka e trafikut të kokainës, edhe pse ka pranuar akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare.

Ndaj 9 të anëtarëve të “dosjes kokaina”, rëndojnë 6 akuza, si “grup i strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike”

SHKARKO APP