Laboratori i nëndheshëm i drogës në Sarandë, procedim penal elektriçistit për lidhjen e paligjshme të energjisë


Policia e Sarandës nis procedim penal në gjendje të lirë ndaj një punonjësi të OSHEE, si person i implikuar në laboratorin e nëndheshëm të kultivimit të kanabisit të zbulura tre ditë më parë në fshatin Xarrë.

Sipas bluve, 43-vjeçari me iniciale R.I me detyrë elektriçist është autori i lidhjes së paligjshme te energjisë elektrike ne godinen që kultivohej droge.

Godina vidhte 550.000 lekë të vjetra energji në ditë duke përdorur 1000 llampa, ventilatore, aspiratorë e kondicionere.

Tre ditë më parë policia sekuestroi 10 mijë kubikë kanabis në një laborator të nëndheshëm, ndërsa arrestoi 7 persona për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë kubikët e lëndës narkotike rriteshin në një hapësirë prej 1 mijë metra katrore dhe ndriçimi bëhej në mënyrë arificiale nëpërmjet llambave.

 

SHKARKO APP