Laç; arrestohet 21 vjeçari, plagosi me armë

Një konflikt pronësie ishte shkaku i dhunës fizike, ku si pasojë mbeti i plagosur një 55-vjeçar. Konflikti u acarua kur agresori qëlloi me armë zjarri një natë më parë në Laç pranë stadiumit të qytetit.

Burime nga policia pohojnë se menjëherë pak konfiktit, efektivë të policisë bënë të mundur arrestimin e një 21-vjeçari, i cili dyshohet si autor i plagosjes. Në pranga nga policia është vënë shtetasi Alberto  Markaj, banues në Laç, i cili sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M.Ll. 55 vjeç.

Policia bën të ditur se autorit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që ka përdorur, pistoletë Model 54.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, 55 vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?