Laç, plagoset me armë 54-vjeçarin pas konfliktit

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Laç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit, pas një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Policia bën me dije se Mark Lleshaj 54-vjeç, banues në Laç, është qëlluar me pistoletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është transportuar në spitalin e Traumes në  Tiranë për ndihme mjekësore më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë i  mundur identifikimi  i autorit të dyshuar  shtetasit Albert  Spaci, 21 vjeç,  banues në Laç.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?