Lagjja e re e rindërtimit në Fushë-Krujë/ Rama: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra (VIDEO)

Pas vizitës në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet në lagjen e re në Fushë-Krujë, ku kreu i qeverisë i ka cilësuar si “perfekte”. Rama ka pasur një porosi, që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti.

“Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër”. Një koment e ka pasur edhe për opozitën që vijon sulmet e saj sa i përket rindërtimit. “Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.

Lagja e quajtur “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe në pak javë nisin themelet për 15 pallate banimi me 100 apartamente, të cilave do t’u bashkëngjiten qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve, zonat e gjelbërta dhe një treg modern për produktet e zonës. Për kreun e qeverisë, kjo lagje e re do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve.

SHKARKO APP