Lagjja me 50 familje por brenda vitit u vranë 9 persona
Dilaver Tozaj u vra në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe masakra e 10 gushtit të një viti më parë, kur Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij.
Në lagjen “Resulaj” që më parë ka qenë fshat ka vetëm 50 shtëpi. Lagjja ka qenë tepër e populluar më parë por banorët jane larguar ne emigrim si rrjedhojë e kushteve te jetesës, mungesës së ujit të pijshëm, ndriçimit, rrugës lidhëse të fshatit me Vlorën etj.
Dilaver Tozaj, viktima e të mërkurës së 7 gushtit nuk ka lidhje afërsie me fisin Zykaj. Çështja e fisit Zykaj mbetet ende pa dënimin e autorit. Ridvani gjendet në paraburgimin e Vlorës në pritje të marrjes së dënimit. Seanca e tij e radhës pritet të mbahet më 12 shtator.