Lagjja në Vlorën e deputetit Edi Rama është lënë në harresë
Në Vlorën e deputetit Edi Rama, 500 familje në zonën e ish-fabrikë së çimentos në Vlorë nuk ka ndryshuar aspak pamje, ku ata vuajnë çdo ditë mungesën e infrastrukturës. Jetojnë mes mbeturinave, kanaleve me ujë të ndotur, kanaleve të ujërave të zeza dhe banorët shprehen se ata dhe gjithë zona kanë mbetur shpesh herë peng e premtimeve elektorale, të cilat nuk realizohen asnjëherë.
”Tani është e vështirë që të kalosh në këmbë”,-thotë një banor. ”Jemi në harresë, shiko sa familje jemi”,-thotë një banore. “Ne që kemi lindur dhe u plakëm këtu, nuk kemi asgjë. Nuk është nevoja të flasësh”,-thotë banori tjetër.
Gjatë ditëve me shi, ujërat kulluese që mbërrijnë nga mali dalin në sipërfaqe dhe përmbytin shtëpitë. Në prag të këtyre zgjedhjeve atyre u është premtuar se kjo zonë do të rehabilitohet, por banorët kanë dyshimet e tyre se situata do të ndryshojë. ”Po normale. Deputetët vijnë vetëm kur bëhet fjalë për vota, pastaj shkojnë”,-thotë banori.