LAJM I FUNDIT/ 5 orë në greminë, transportohet me barrelë efektivi i FNSH, nuk ka shkuar ende helikopteri

Është nxjerrë nga gremina pas 5 orësh efektivi i RENEA-s Bledar Beluli, i cili kishte rrëshkitur për rreth 150 metra mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderlysaj ku ka arritur edhe ambulanca, ndërsa për të shkuar deri në Shkodër do ti duhet edhe tre ore rrugë. Pritet ende mbërritja e helikopterit në zonë, në mënyrë që Beluli të marrë sa më parë ndihmën mjekësore.

SHKARKO APP