LAJM I FUNDIT/ Gjendet një granatë pranë një banese në Vlorë, dyshimet e para

Gjendet një granatë pranë një banese në Vlorë. Mjeti shpërthyes është gjetur në lagjen “Kushtrimi” në qytetin bregdetar.

Mësohet se ka dyshime qe granata të jetë vendosur qëllimisht, pasi asaj i ishte hequr ndezësi dhe nuk ka shpërthyer.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policisë, të cilat kanë vendosur edhe perimetrin e sigurisë, ndërsa priten që të mbërrijnë edhe forcat xheniere që ta çaktivizojnë granatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk dihen detaje se si mund të ketë përfunduar granata aty, ndërkohë që policia po heton rreth rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?