Lajm i fundit, i burgosuri i vë zjarrin qelisë
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 10:37
Flakë zjarri janë shënuar gjatë mesditës së sotme në një qeli tek burgu 313 në Tiranë, nga një i burgosur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri është vënë nga një i burgosur, i cili pretendon se është dënuar padrejtësisht.
Sakaq, lidhur me këtë situatë, një reagim ka pasur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ky institucion konfirmon se situata aktualisht është vënë nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH

