Lajm i fundit: Mal i Zi, rrëzohet autobusi me 53 shqiptarë, vdes një grua

Një autobus shqiptar është aksidentuar në rrugën Tivar-Ulqin dhe si pasojë kanë mbetur 23 persona të plagosur, ndërsa një grua ka humbur jetën.

Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Fusha e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë.

Sipas Portalit Vijesti, të dhënat e para tregojnë se një grua ka vdekur në aksident, ndërsa në autobus kishte 53 pasagjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të lënduarit nga aksidenti po dërgohen në spitalin e Tivarit, ndërsa ato me lëndime të rënda po dërgohen në Qendrën klinike në Podgoricë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar.

Udhëtarët tjerë janë akoma në autobus, ndërsa autoritetet lokale kanë angazhuar mekanizmat që të nxjerrën autobusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?