LAJM I FUNDIT/ Plagosën 25-vjeçarin për ‘gjakun e kushëririt’, caktohet masa e sigurisë për 4 atentatorët

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin ‘arrest me burg’ për katër të akuzuarit e atentatit tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg 4 të dyshuarit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri. Ata u arrestuan një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku kishin shkuar pas atentatit të 4 ditëve më parë për t’u fshehur.

Ata akuzohen për “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Në zanafillë të konfliktit mes 4 të rinjve dhe të plagosurit Hoxha është vrasja e djalit të dajës së këtij të fundit. Mësohet se 5 djemtë njiheshin me njeri-tjetrin dhe Rrustemaj, Kodra e Qose i kishin kërkuar Hoxhës të merrte hak për kushëririn e vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?