LAJM I FUNDIT/ Plagosja me armë e 31-vjeçarit në Peqin, policia identifikon autorin (Detaje)

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes e plagosjes së 31-vjeçarit mbrëmjen e sotme në Peqin.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me ar më zja rri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet me dije se përplasja me armë ka ndodhur për arsye banale, ndërkohë që raportohet se të dy personat njiheshin si problematikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?