LAJM I FUNDIT/ Shpërthen në flakë makina në lëvizje pranë rrethrrotullimit të Saukut, dyshimet e para

Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa po lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut mbrëmjen e sotme. Automjeti është djegur pjesërisht, ndërkohë që drejtuesja e tij shtetasja A. A., ka mundur të dalë në kohë pa patur dëmtime serioze.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, por pritet puna e grupit hetimor për të bërë të mundur sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?