
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë, ndërsa dyshohet për një person të plagosur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti.Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave, pas një konflikti të çastit.
Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë nisur sakaq drejt vendit të ngjarjes për të sqauar rrethanat dhe motivin e të shtënave.
