LAJM I FUNDIT/ Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, 1 i vdekur, evakuohen banorët
Ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes rreth orës 10:15 në zonën e Freskut në Tiranë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një person ka humbur jetën pasi u asfiksua brenda në ashensor.
Sipas informacioneve janë djegur kabujt e ashensorit, brenda të cilit ndodhej edhe personi i cili u asiksua.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha. Në vendin e ngjarjes mbërriten 3 forca zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët e pallatit.

LIVE


