Lajm i mirë nga Durrësi/ U raportua për 3 studente nën rrënoja, ja çfarë konfirmojnë grupet e kërkimit
Nga lagjia 17 në Tregun Industrial në Durrës gazetarja e Fax News Lediona Xheladinaj raporton një lajm të mirë për tre studentet që u raportua mbrëmjen e kaluar se kishte informacione që ndodheshin nën rrënojat e një godinë të shembur.
Nga burime brenda grupeve të kërkim-shpëtimit mësohet se lajmi ka të bëjë me një ngatërresë në transmetimin e informacioneve pasi nga studimi i imtësishëm i terrenit ku po bëhen kërkime, nuk rezulton të ketë njerëz nën rrënoja ku u dha shkëndija se ishin bllokuar tre studente.
Burime bëjnë me dije se janë bërë kërkime dhe është shfletuar gjithçka nga listat e personave që rezultojnë të zhdukur apo që nuk kanë pasur kontakte me familjarët, dhe fatmirësisht ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se përfundimisht nuk rezulton që tre studente të kenë mbetur të bllokuara nën rrënoja.
Një zonjë që banon pranë godinës, konfirmoi se në banesë nuk kishte studente.
“Unë mbulova kokën. Tre veta kanë qenë. Jo tek e madhja dyshoheshin për studentë. E dinim që nuk kishte studentë.”– u shpreh zonja.