Lajm i mirë për shqiptarin që humbi familjen nga përmbytjet në Itali
Shqiptari që humbi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij nga përmbytjet në Genoa të Italisë, ka marrë nënshtetësinë italiane. Ai shprehet se nuk e fsheh dot gëzimin nga ky lajm i mirë pas tragjedisë që i ndodhi. Flamur Djala jeton në Itali prej 16 vitesh dhe pas marrjes së nënshtetësisë ai kërkon drejtësi. “Për gjënë e tmerrshme që më ka ndodhur nuk fajësoj Italinë, apo të gjithë italianët. Ajo që kërkoj është që drejtësia të vihet në vend dhe ata që kanë faj të paguajnë”, shprehet ai.
Komunikimi për dhënie e nënshtetësisë është bërë përmes një letre të Ministrisë së Brendshme. Djala nga fshati Leja në Shkodër, Flamuri shkoi në Itali në vitin
2000, duke ndjekur vëllain e tij që u largua nga vendlindja tri vite më parë. Në tetor të vitit 2011, Djala humbi bashkëshorten Shpresa, 28 vjeç, dy vajzat Joy, 8 vjeç dhe Janissa 10-muajshe.
Trupat e tyre janë varrosur në Genoa dhe kjo është dhe arsyeja pse ai vazhdon ende të jetojë në Itali dhe në këtë qytet. Të akuzuar për përmbytjen që shkaktoi tragjedinë me gjashtë viktima është ish-kreu i bashkisë së qytetit si dhe disa ish¬zyrtarët të tjerë.


KOHA JONË SONDAZH

