Lajm i trishtë për median, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi. Lumezi ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada dhe ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në median e shkruar dhe ishte një nga profesionistët më të shquar të gazetarisë.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

SHKARKO APP