Lajme të çuditshme nga Shqipëria; tentoi të vriste vëllain me çifte për jonxhën

Krimet në familje në Shqipëri janë pothuajse të përditshme dhe me motive nga më qesharaket.

I tillë është rasti i ndodhur në Borizanë të Krujës, ku Murat Qira ka qëlluar me çifte vëllain e tij për ta vrarë, pse kishte kositur jonxhë në parcelën e tij.

“GSh” raporton se ngjarja ka ndodhur në muajin qershor, ndërsa ditën e djeshme kanë përfunduar hetimet e prokurorisë dhe dosja është çuar në gjykatë.

Sipas hetimeve, Rustem Qira, vëllai i Muratit, kishte kositur një ditë jonxhë në parcelën e të vëllait, për bagëtitë e veta.

Kunata e Rustemit i ka kërkuar atij që të largohet nga parcela, por ai nuk është bindur.

Ajo ka thirrur më pas të shoqin, që e ka qëlluar të vëllain me çifte për ta vrarë.

Për fat ai ka marrë vetëm plagë të lehta, ndërsa i vëllai tashmë do të gjykohet për tentativë vrasje.

SHKARKO APP