Lajme të mira nga spitali për avokatin Sokol Mëngjesi: Ka shpresa për ta zgjuar
Lajme të mira vijnë nga spitali për avokatin Sokol Mëngjesi.
Kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital dhe gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar. Ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.
Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces.