Lakomi nga OPDAT: Dënimi i Balilit tregon se drejtësia funksionoi
Mishel Lakomi, përfaqësuese e OPDAT, tha se është një nder që ndodhet sot në këtë takim në kuadër të ”Ditës Kombëtare të Drejtësisë”. Lakomi tha se: ”SHBA kanë një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë”. Prokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi tha se drejtësia nuk iu intereson vetëm gjyqtarëve e prokurorëve por edhe qytetarëve.
Fjala e plotë
Ndoshta keni dëgjuar për rëndësinë e transparencës dhe se ngjarje të tilla na ofrojnë përfitime. Kështu që ju mund të kuptoni si funksionon drejtësia. Ne jemi fokusuar në ndërtimin e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane.
Siç mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët.
SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë.
KOHA JONË SONDAZH

