Lamallari: Strategjia 2026-2030 do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë këtë të hënë në takimin konsultues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026-2030, dokument që pritet të orientojë politikat shtetërore në këtë fushë gjatë viteve të ardhshme.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se strategjia synon ngritjen e një mekanizmi më të fortë për mbrojtjen e qytetarëve, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas ministrit, qasja e re ndaj luftës kundër kriminalitetit do të mbështetet në parandalimin e hershëm, përdorimin e inteligjencës, hetimet financiare dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit mund të hartojmë politika më efektive dhe më pranë nevojave të vendit”, u shpreh Lamallari, duke vënë theksin te rëndësia e konsultimit me aktorë të ndryshëm institucionalë dhe shoqërorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda kërkon një vizion afatgjatë, koordinim të ngushtë institucional dhe përfshirjen e gjerë të të gjithë aktorëve relevantë.

Ai falënderoi institucionet shtetërore, ekspertët, partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile dhe median për kontributin dhe sugjerimet e dhëna gjatë procesit konsultues, duke theksuar se bashkëpunimi mbetet kyç në ndërtimin e politikave më efektive të sigurisë dhe drejtësisë.

Mund të jetë një imazh i tabelë dhe teksti që thotë "35E7 明 가25 mmM TIRANA TIRANAINTERN INTERN HOTEL CONFERENG HOTELACONFERENG RE"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?