Lame: 427 mijë ndërtime pa leje në të gjthë vendin nga 1992-i

Drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve Informale, Artan Lame deklaroi të enjten se në të gjithë vendin janë ndërtuar 427 mijë ndërtime informale që nga viti 1992. Gjatë një konference për shtyp pas mbylljes së afatit të deklarimeve, Lame tha se këto ndërtime të përqëndruara kryesisht në Tiranë i kanë sjellë një dëm të madh territorit të vendit. Lame theksoi se konkretisht 350 mijë qytetarë presin legalizimin e banesave.

Qytetarët, tha Lame, u impenjuan seriozisht për deklarimin e ndërtimeve pa leje, pasi besuan te vullneti ynë për të zgjidhur këtë problem dhe e morën seriozisht shtetin e tyre se pas këtij regjistrimi nuk do të ketë më tolerime, por do zbatohet ligji.
“Shifra prej 427 mijë ndërtimesh informale është impresionante po të mendojmë peshën kolosale të këtij fenomeni paligjshmërie, për dëmin e pafund që i kemi sjellë territorit në këto vite për pafuqinë e të gjitha strukturave shtetërore në këto dy dekada për ta frenuar fenomenin për përdorimin politik që i është bërë këtij halli të njerëzve ve]anërisht nga e djathta në pushtet”, deklaroi Lame.
Ai vuri në dukje se numri më i madh i ndërtimeve pa lejë është evidentuar në Tiranë, ndërsa qyteti me numrin mëët ulët të ndërtimeve është Kukësi. Afati i fundit i deklarimit të ndërtimeve informale ishte data 31 janar e këtij viti.

Nga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë duke u zëvendësuar me dënimin me burg.

Me ndryshimet e reja është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve. Ndryshimet synojnë të rregullojnë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtëshkelje në vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-5 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.

Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-5 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg. Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba.

SHKARKO APP