Lame: Kush ka bërë dëm me ndërtime pa leje, të mos flejë i qetë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje që të duhet të flenë të qetë. Teksa tha se i gjithë territori i vendit është i mbushur me ndërtime pa leje, u bëri thirrje që të mos vazhdojnë më tej.

“Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh. Për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerëzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni. Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas”..

SHKARKO APP