Lamtumira e miqëve për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës (FOTO)

Ndarja e parakoshme nga jeta e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, tronditi qindra qytetarë të Kolonjës. Politikanë, bashkëpunëtorë, miq e të afërm të tij, të cilët sot po i japin lamtumirën e fundit Arben Malo, i cili ndërroi jetë në moshën 46­ vjeçare, pas një ataku kardiak.

Në ceremoninë funebre, mes lotëve Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha u shpreh se: “Sot Kolonja duhet të ishte e mbushur me lule për shkak të ditës së tij të lindjes, por në fakt vdekja e mori para kohë mikun, bashkëpunëtorin, njeriun e mirë të Kolonjës”.

Më tej Gjosha shtoi se “kjo është një humbje e madhe edhe për LSI, pasi bashkia e Kolonjës njohu zhvillimin e munguar prej 25 vjetësh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Arben Malo la pas dhjetëra projekte të nisura në të gjithë bashkinë e Kolonjës, kryesisht në infrastrukturë, ujësjellësa kanalizime, turizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?