Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lamtumira për Frank Caprio, gjykatësin që e shndërroi gjykatën në tempullin e drejtësisë humane

Aktualitet E enjte, 21 Gusht 2025 09:02
Lamtumira për Frank Caprio, gjykatësin që e shndërroi gjykatën në tempullin e drejtësisë humane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Para 1 minute
Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 1 ore
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore

Askush nuk zgjedh dot mënyrën se si do të ndahet nga jeta, por ai, Frank Caprio, duke dëgjuar zërin e zemrës ai zgjodhi mënyrën se si po ndahet nga njerëzit, se si do të kujtohet prej tyre, se si do t’i përkasë përjetësisë shpirti hyjnor që ai mbështolli me mantelin e gjykatësit.
Ka ndaluar zemra e gjykatësit të zemrave, e asaj zemre që solli në gjyq drejtësi hyjnore, që driti shpirtin e botës me diellin e empatisë dhe së njerëzishmes, ai që pasuroi kuptimsinë e misterit të detyrës me shprehjen: “Nuk mbaj një distinktiv nën mantelin tim, por një zemër”.
Frank Caprio nuk ishte vetëm një gjyqtar, por një dritë që ndriçoi anët më njerëzore të drejtësisë. Ai na mësoi se ligji pa mëshirë është i zymtë, ndërsa drejtësia e ndërtuar mbi zemër dhe mirëkuptim është shpëtimi më i madh për një shoqëri në kërkim të drejtësisë së vërtetë.
Në kujtim të tij, na mbetet përgjegjësia: ta mbajmë gjallë frymën e tij. Ashtu siç shprehej ai vetë, mirësia është ‘dhurata që nuk kushton asgjë, por do të thotë gjithçka’ .
Frank Caprio u shua në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Ai ishte më i njohur për shfaqjen e famshme “Caught in Providence”, dhe për gati katër dekada shërbeu si kryegjyqtar komunal në Providence, Rhode Island.
Bota është e madhe, por manteli i humanizmit që veshi gjykatësi amerikan me origjinë italiane e shndërroi atë në një fenomen global. Proceset e tij ikonike e kthyen sallën e gjyqit në një spektakël të empatisë.
Që prej vitit 2015, videot e seancave të drejtuara prej tij, të publikuara në YouTube, kanë prekur miliona njerëz. Brenda pak vitesh, ato arritën mbi 1.5 miliardë shikime dhe një publik prej rreth 100 milionë personash. Caprio spikati me humorin dhe batutat e tij, duke e bërë ligjin të dukej i afërt, i prekshëm dhe njerëzor.
Edhe pse vuante nga kanceri i pankreasit, ai vijoi të publikonte video deri në momentet e fundit të jetës. Madje edhe një natë para se të ndahej nga jeta, nga spitali ai u kërkoi ndjekësve të tij të shumtë të luteshin për të. Ishte një mënyrë e fundit për të komunikuar, përmes humanizmit, me botën që e donte dhe atë bëtë që e la më të pasur me shpirtin dhe veprën e tij.
Rastet e tij shpesh prekën miliona shikues. Një video ikonike ku një burrë 96-vjeçar, që kujdesej për djalin e vet të sëmurë, lirohet nga një gjobë, është ndër momentet më të shpërndara në rrjet. “#CaughtInProvidence” u bë një fenomen global, me më shumë se 1 miliard shikime në #Youtube dhe miliona ndjekës në rrjete sociale.
Ai kujtonte shpesh se fraza “Me liri dhe drejtësi për të gjithë” nuk është gjithmonë realitet. Ky reflektim u bë një apel për një sistem më të drejtë e më njerëzor.
Frank Caprio nuk ishte thjesht një gjyqtar; ai ishte një zemër e madhe e veshur me mantel. Me batutën, buzëqeshjen dhe vendimet e tij plot mirësi, ai bëri që njerëzit të besonin se drejtësia mund të jetë një vend ku njeriu nuk gjykohet vetëm sipas ligjit, por edhe sipas shpirtit.
Lamtumirë #FrankCaprio, lamtumirë ti njeri i mirë, ti shpirt i bukur, ti që zgjodhe të jetosh me zemër dhe të gjykosh duke dëgjuar vetëm zërin e zemrës.
Lamtumirë ti që pate mirësinë e dimensioneve qiellore dhe zgjodhe si mision të bëje drejtësi humane, për të treguar se sa pak kushton dashuria dhe sa shumë vlen ajo që ta pasurojë botën.
Lamtumirë Frank Caprio, ti shpirt që i përket përjetësisë dhe bëhesh banor i Parajsës, duke bekuar me dritën hyjnore blatimin njerëzor që i kushtove misionit të mirësisë.

Etiketat e lidhura

albert vatajCaughtInProvidenceFrank Caprio
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 1 minute

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 5 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 7 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 12 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.