Lanë në burg dy ish-deputetët e PS dhe grupin e Shijakut, shtohen masat e sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorin
Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku përfshihej grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste: Arben Ndoka dhe Arben Cuko..
Struktura e posaçme e sigurisë ka vendosur të shtojë trupojat për prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prenci dhe gjyqtarin e çështjes Bib Ndreca.
Ende nuk dihet nëse kanë marrë një kërcënim direkt, por Prokuroria ka deklaruar jo zyrtarisht se këto masa janë vendosur prej 4 ditësh nga Komisioni i Ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
KOHA JONË SONDAZH

