Lapaj denoncon ndryshimin në kod: Atentat mbi reformën në drejtësi

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, thotë se me ndryshimet në kod është bërë një atentat mbi reformën në drejtësi. Ai vuri në dukje se është ndryshuar neni që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke i hequr prokurorit mundësinë që të joshë me marrëveshje personat nën hetim që mund të zbërthejnë një skemë të caktuar korruptive.

“Nuk është kapur një fakt shumë i rëndë që ka ndodhur me ndryshimet në Kodin Penal.Ai ka ndryshuar nenin që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Pra ata që gjatë rrugës bëhen pishman dhe kërkojnë bashkëpunimin me organet e drejtësisë, dhe në këmbim të asaj të përfitojnë ulje dënimi apo përjashtim nga dënimi i rëndë, këta e kanë shfuqizuar me ndryshimet e fundit. Pse e kanë bërë? E kanë bërë që të gjithë këta që po arrestohen dhe po merren nën hetim të mos flasin më sepse nëse deri dje josheshin nga drejtësia me qasjen që po fole, po bashkëpunove do përjashtohesh apo do të ulet dënimi, tashmë s’e kanë më sepse e hoqën këta me ligj”, tha Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?