Lapaj: Gati formulari për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, do mbledhim 20 mijë firma
KQZ ka dhënë “OK” dhe nga java tjetër do të nisë mbledhja e firmave të qytetarëve për t’i propozuar Kuvendit 2 projektligje.
Në fokus janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në pikat që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe ndryshimin e sistemit elektoral në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, sipas të cilit ky është tregues se ata “çfarë thonë, bëhet”.
I ftuar në studion e “A2 CNN”, Lapaj tha se në këtë formë qytetarët do jenë përpara 2 zgjedhjeje, ose të bashkohen me trafikantët apo me intelektualët, modelin e të resë.
“KQZ ka miratuar kërkesën tonë për të miratuar formularin me 20 mijë firma për firmat lidhur me Kodin Zgjedhor dhe hapjen e sistemit zgjedhor. Na është miratuar formularin tip dhe ne nga java tjetër, do të nisim të mbledhim firmat.
Ne do mbledhim format e 20 mijë zgjedhësve dhe këto projektligje do i fusim si iniciativë qytetarë dhe do shkojnë në parlament dhe deputetët do votojnë po ose jo, këta do votojnë jo, atëherë qytetarët do e kenë të qartë kush po e mban peng sistemin.
Nëse nuk e marrin në konsideratë idenë e qytetarëve, do shkojmë në zgjedhje që ose keni modelin e pengmarrësve, që nuk lejojnë meritokraci dhe modelin e të rinjve, që thonë se duhet hapur gara. 19 deputetë të legjislaturës së kaluar shqiptare kanë qenë trafikantë ndërkombëtar droge apo trafikant të femrave shqiptare, apo intelektualë, mes këtyre 2 modeleve qytetarët do zgjedhin”, tha Lapaj.