Lapaj për nismën e mazhorancës: Qeveria po shfrytëzon numrat për deformimin e ligjit
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se nisma e mazhorancës për të bërë ndryshime ligjore në Kodin Penal, ku nuk lejohet pezullimi i kryeministrit, ministrave, apo presidentit, është një grusht shteti në konceptin sesi duhet të funksionojë demokracia. Për të mazhoranca po shfrytëzon numrat e saj për të deformuar ligjin.
“Ajo që po ndodh në Shqipëri është e habitshme në vetvete, për shkak se vendi është keqtrajtuar në të gjitha dimensionet në këto dekada, besimi te shteti është vrarë. Nuk po duket se njerëzve u bën përshtypje më, pasi elita përgjithësisht është konformuar dhe qytetarët nuk orientohen dot saktë, në lidhje me atë që është realiteti në Shqipëri. Kjo që po bën PS, është grusht shteti në konceptin sesi demokracitë duhet të funksionojnë.
Partia që ka më shumë vota, ose grupi parlamentar që ka aq vota sa mund të ndryshojë kodin përkatës, mund të aplikojë numrat e veta, por kur ndodh në kushtet e nevojës që ata kanë për të zgjidhur një problem adekuat të tyre në moment, jemi para një rasti kur një parti politike shftyrëzon numat që ka marrë për tjetër gjë për qytetarët, ta zëmë se i ka marrë ashtu, i keqpërdor për të deformuar një ligj, që i ka dalë si pengesë para. Kjo është e papranueshme”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

