Lapraka pa rrugë, banorët: Punimet që kanë bërë pa cilësi, duhet ndërhyrje urgjente

Rruga “Dritan Hoxha” në Laprakë prej vitesh është lënë pa asnjë investim nga ana e bashkisë Tiranë. Me gropa të mbushura plot ujë, kjo rrugë është kthyer në një shqetësim të madh dhe për drejtuesit e mjeteve. Banorët kërkojnë asflatimin e rrugës, ndërsa shprehen se nga Bashkia janë lënë të harruar.

Prej vitesh rruga “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës është lënë në gjendje të mjerueshme.

Banorët tregojnë se gropat që mbushen me ujë gjatë ditëve me shi ndikojnë duke cënuar jetën e përditshme.

“E hapur gropa-gropa rreth e përqark, shihe.”

“Kam 20 vjet që jetoj në këtë lagje, u bënë disa punë pa cilësi sepse të ndërtosh një rrugë të paktën 10-185 vjet duhet të shkojë.”

Edhe për drejtuesit e mjeteve kjo rrugë është problem, pasi ndikon në dëmtimin e makinave.

“Shikoni gropat, e shtruar me pështymë.”

Ata kërkojnë nga Bashkia asfaltimin e rrugës dhe pse prej shumë kohësh ndihen të lënë pas dore nga institucionet.

“Nuk na përgjigjen institucionet, unë si kam një qindarkë borxh shtetit.”

“Të vijnë,  ta shikojnë dhe ta riparojnë, jemi në mes të Laprakës dhe në këtë gjendje…”

SHKARKO APP