”Lapsusi im para 10 viteve”, Xhaferaj-Ramës: DASH thotë se ti dhe Shullazi kërcënoni gazetarët

Çështja e menaxhimit të parkut Kombëtar të Butrinit, u kthye në ”mollë sherri” mes kryeministrit Edi Rama dhe PD-së në seancën e sotme në Kuvend. Edi Rama solli në vëmendje një lapsus të deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferaj, të 10 viteve më parë gjatë kohës që kandidonte për kryetar bashkie në Durrës, demokrati i ktheu dhe përgjigje në kohë reale.

Xhaferaj tha se ishte i lumtur që Rama i mbante mend veç një lapsus, e jo afera. E gjithashtu nuk harroi që t’i përmendte Ramës edhe raportin e DASH për korrupsionin në vendin tonë.

“I nderuar kryeministri i vendit tim se u bënë dy raste që më përmend një lapsus të para 10 viteve. U kam thënëse po e bëni Shqipërinë copë, ti me kthehesh me lapsus. E mbylle ligjërimin me SHBA. Para një muaji ka dalë një raport, ju e quajtët copy-paste. Aty kishte një shprehje, qeveria dhe grupe kriminale, kanë kërcënuar gazeytarët. Shkurt, Shullazi po kërcënon gazetarët me Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?