Largimet nga Shqipëria, Manastirliu: Mjekët në diasporë do i rikthejmë në atdhe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sot në takimin për mjekët e diasporës se do të krijojmë një paketë mbështetëse për rikthimin e tyre.

“Do të krijojmë një paketë mbështetëse për rikthimin e mjekëve të diasporës, një paketë që do të mbështetet me iniciativa financiare.

Paralelisht do të punohet dhe për një paketë mbështetëse për mjekët që ushtrojnë profesionin në vendin tonë. Fenomeni i largimit të mjekëve nuk është vetëm shqiptar” tha ajo.

SHKARKO APP