Largohet nga detyra drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu
Lajmi i fundit që vjen nga materniteti “Koço Gliozheni”, është shkarkimi nga detyra, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Rubena Moisiu.
Pasi është mësuar largimi i z.Moisiu, është bërë me dije se ndërkohë që zëvendësuesi i saj do të jetë mjeku Arben Rrugia, mjek obstetër-gjinekolog.
Nuk dihet ende asgjë për motivet e këtij ndërrimi në kreun e maternitetit, por lëvizja vjen vetëm pak kohë pas ngjarjes së rëndë, kur në këtë maternitet humbi jetën nëna shtatzënë së bashku me foshnjen në bark.

KOHA JONË SONDAZH

