“Largoni Berishën”, Tritan Shehu: Përjashtimet nuk i shërbejnë bashkimit të partisë

Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit Tritan Shehu, thotë se deklarata e grupit parlamentar për Sali Berishën, për tënuk  është një deklaratë që kërkon bashkimin e partisë. Ai thekson se përjashtimet nuk i shërbejnë as bashkimit të partisë e as demokratëve.

“Zoti Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e anëtarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit. Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar”.

Sipas Shehut, “ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës”, duke shtuar se “ne të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?