Lazarati, 1.110 vota PD-së në tre kuti. E majta vetëm 50 vota

 

Lazarati ka votuar në mënyrë plebishtare për kandidatin e PD-së, Igli Kokalari.

Në 3 kutitë, nga 5 që ka gjithësesj Lazarati, 1.110 vota kanë shkuar për kandidatin e PD-së, ndërsa për kandidaten e majtë Zamira Rami kanë shkuar vetëm 50 vota.

Megjithatë, Rami e ka të sigurtë fitoren, pasi ka një diferencë të madhe për shkak të votave të qytetit.

Lazarati është një bastion i së djathtës, por operacioni i policisë në këtë fshat, ka bërë që lazaratasit të votojnë pothuajse 100% kundër qeverisë.

SHKARKO APP