LDK kërkon qeveri tranzicioni në Kosovë me kryeministër tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”.

“Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale të tranzicionit”, tha Abdixhiku në një konferencë për media në Prishtinë.

Abdixhiku ishte ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta formuar një koalicion qeverisës të hënën, në ditën kur dështoi për herë të 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Abdixhiku tha se qëndrimet e partisë së tij nuk kanë ndryshuar dhe se ajo nuk dëshiron të bashkëpunojë me Vetëvendosjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”, tha ai,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?