Lë ”Përputhen”, gati rrugëtimi në politikë. Ori Nebijaj: Do bëj maksimumin
Për Ori Nebijajn, sonte ishte puntata e fundit e “Përputhen” nën moderimin e saj. Pas pranoi mandatin e deputetit, tashmë Nebijaj i futet karrierës politike.
Në sekondat e fundit të puntatës së ditës së sotme, ajo tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin e saj si deputete e Partisë Demokratike, ndërsa nuk munguan falënderimet për televizionin që i ofroi mundësinë për të qenë pjesë e ekranit për gjashtë vite rresht.
“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse Top Channel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëjmaksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën”.
View this post on Instagram