Ledi Shamku: Lani gojën para se të shani Prekë Calin!

 

Nga Ledi Shamku

Shoqëri e padekomunistizuar kjo jona, me një çorbë të patretur mu në lukth, që shpesh e bën të nxjerrë gromsima në vend të fjalëve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi pak figura, fare pak, të cilat meritojnë nga ne më shumë mirënjohje se ankime. Po mesa duket çorba e patretur shkaktoka ankime pa mirënjohje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vazhdën e ankimeve, për të cilat mua më vjen turp që ankimtarëve s'iu vjen turp, lexova sot edhe një sulm tjetër ndaj figurave si Prekë Cali me shokë. Ca gromsima të tipit shitje-blerje tek i huaji.

Nuk di të ketë pasë ndonjë "dugajë" të tillë asnjë nga këta burra të kombit.

Në të tilla raste, gjyshja ime do t'u kish thënë: lani gojët para se t'i përgojoni.

Nuk besoj se është çështje higjene orale për ta. Nuk ndreqen më.

Por kujtdo që i lexon, dua t'i them: lani sytë para leximit! Sytë dhe hundët. Kështu keni me e dallu edhe pamjen edhe duhmën e çorbës së patretur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?