Ledioni pas ofendimeve të Noizit: Nuk kam asnjë koment

Mbrëmjen e djeshme ajo çfarë ka tërhequr më shumë vemendjen në Top Awards ka qenë sherri në distancë mes Noizit dhe Ledionit.

Ledioni gjatë spektaklit e ka sulmuar këngëtarin pasi bojkoti në moment të fundit eventin e madh, në mënyrë të menjëhershme ka ardhur edhe reagimi nga ana e Noizit në instagramin e tij.

Në përfundim të eventit t i pyetur nga Blitz.al se çfarë komenti ka për postimin e Noizy­t që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, pyetjes se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni i’u përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, pas këtij reagimi kundrejt postimit të Noizy­t, Ledion Liço premtoi se kjo është hera e fundit që “Top Music Awards” zhvillohet në një sallë kaq të vogël pasi shumë njerëz kanë mbetur jashtë pa pasur mundësinë të marrin bileta. Ai është shprehur se vitin e ardhshëm eventi do të realizohet në një sallë që të mbajë minimalisht 10.000 njerëz, sepse natën e djeshme, për arsye edhe të skenografisë, rreth 1500 persona patën mundësinë ta ndiqnin nga afër eventin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?