Lefter Maliqi, sherr me Fatbar Kadillin: Rrëzoi emrin tim për Bashkinë e Beratit

 

Situata në PD nuk është shumë e qetë.

Këtë e trego edhe vetë Lefter Maliqi, që është përplasur gjatë një mbledhje ditën e sotme, me Fatbardh Kadillin.

Shkak për këtë, sipas Maliqit, është bërë fakti se Kadilli ka qenë ai që ka rrëzuar emrin e tij për të kandiduar për Bashkinë e Beratit.

Tension, debat, keqardhje!

Të nderuar miq!

Fatbardh Kadilli është njeriu që ka rrëzuar emrin tim per kandidat per kryetar bashkie në Berat.

Ky mjaftist, mik i Erion Veliajt, ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh duke i thënë se Lefter Maliqi s’fiton ne Berat.

Sot ne një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht…”askush nuk fiton dot ne Berat, as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj”.

Te nderuar miq, fytyra te kalbura, te pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kandili, janë ato që e cuan dhe po e mbajnë PD ne opozitë.

Turp te kesh z. Kandili, mos rri kafeneve ne Tiranë, por zbrite ne bazë. Mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për cdo votë! Ne jemi optimist dhe me te fortë se kurrë ! Perpara!”, shkruan Lefter Maliqi./

SHKARKO APP