Lefter Maliqi thirrje Lleshajt: Liro sa s’është vonë Sait Dollapin

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i bën apel ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të lirojë sa më parë zyrtarin e lartë të opozitës Sait Dollapin, pasi sipas tij, jo vetëm se është i pafajëshëm, por dhe si mundësi për të ulur tensionet mes protestuesve dhe policisë tek godina e policisë së Tiranës.

“I bëjë thirrje ministrit Lleshi, si deputet, si ish-drejtues i lartë i policise ne disa komisariate si ish Pedagog i Akademis Rendit, si antar i komisionit te sigurise kombtare,ta liroj sa sështe vonë Sait Dollapin,pasi eshte ndalim e arrestim i paligjshëm,dhuna e ushtruar eshtë arbitrare,kjo sështe policia që duam. S’ka asnjë element të vepres penale per shoqerimin dhe ndalimin e z.Dollapi. Keqardhje për situatën e krijuar që nese nuk ulen tensionet politike atëher perplasja me policin dhe institucionet do jetë drastike dhe e pashmangshme.Koha për reflektim dhe marrëveshje në interes të vendit dhe qetësisë publike”, deklaron Lefter Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?