Legalizimet, Rama shpërndan çertifikatat në Tiranë

Në kuadër të procesit të legalizimeve, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pasditen e sotme çertifikatat e pronësisë për banorë të Tiranës.

Në fjalën e tij në këtë event, Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka dhënë prova që kush i besoi detyrën 3 vjet më parë sot nuk është zhgënjyer.

E gjitha kjo, ka theksuar Rama, edhe pse u desh shumë kohë të gjetur dokumentat e duhura për të evituar rastet e legalizimeve të gabuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo 4 muaj po legalizojmë aq sa legalizoi qeveria e vjetër në 8 vjet”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse është shprehur i vetëdijshëm se, ka probleme të rënda të trashëguara tek ata banorë që sot jetojnë në pallate të pahipotekuara, kreu i qeverisë ka nënvizuar se nga sot, “52 mijë familje do ta festojnë Vitin e Ri me lejen e legalizimit”.

Gjithashtu, “ne do vijojmë të mbështesim transformimin e zonave ku ka ndërtime të reja”, ka shtuar Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?