Legalizimet, shtyhet deri më 31 janar 2015 afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje

Shtyhet afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje. Artan Lame kreu i ALUIZNI-t ndodhet në një konferencë për shtyp për të deklaruar arsyet pse u vendos shtyrja e këtij afati, një vendim që mori dhe konsensusin e kryeministrit Edi Rama.

“Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje të shtyhet nga 31 dhjetori 2014 në 31 janar 2015”

E bëjmë këtë shtyrje për disa arsye:

1-            Për ti dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve që të përfshihen në procesëin e legalizimeve.

2-            Ditët e fundit u kthyen në atdhe mijëra emigrantë, një pjesë e tyre kanë probleme me legazimin, përmes shtyrjes së afatit u japim mundësi që qetësisht të bëhen pjesë e këtij procesi

3-            Për të ulur presionet mbi sportelet tona, qët ë krijojmë një shërbim cilësor

4-            Më mirë qytetarët ti kalojnë duke u përgatitur për festa sesa në radhë.

Pas kësaj askush nuk mund të ankohet më, dhe ajo që Lame nënvizoi ishte “mos harroni se jo çdo gjë e ndërtuar do të legalizohet”

SHKARKO APP