Legjenda e njohur e futbollit në protestë: Rama është më i keq se Ramiz Alia

54 ditë protestë shënohet sonte dhe përballë Kryeministri ishte prezent edhe legjenda e njohur e futbollit shqiptar, Halit Gega. Ai u tregua i ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një njeri të pabesë.

”Mirëmbrëma vëllezër dhe motra. Jam Halit Gega ish-futbollist, rebel që kur kam lindur. Jam krenar për nga i kam rrënjët, jam prej Malësisë së Gjakovës. Ky është djali i Kristaq Ramës, nuk ka qënë burrë i keq Kristaq Rama.

Ky që është kryeministri është ditëlindja ’64. Ky është burrë i poshtër, po të isha si ky, do e kisha dhënë në vend jetën!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka kërkuar në 95 që të bëj azil në Gjermani. Unë jam shqiptar o i pabesë që ia kalon edhe Ramiz Alisë. Ti ja kalon edhe Enver Hoxhës. Jam shqiptar dhe vdes për Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?