Lehtësitë për çiftet e reja, ekspertët: Nisma e qeverisë e pamjaftueshme
Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon t’u ofrojë çifteve të reja blerjen e apartamenteve apo truallit me kredi në nivelin 1.5 për qind dhe lehtësi të tjera në drejtim të nevojave që ato do të kenë.
Nisur nga gjendja aspak pozitive ku vendi gjendet në drejtim të lindshmërisë, emigracionit apo sfidave të tjera me të cilat çiftet e reja përballen, sociologë dhe ekspertë të planifikimit familjar i japin një tjetër sugjerim institucioneve.
Mungesa e financave e mbështetjes, si dhe pasiguritë e tjera që lidhen me ekonominë ndikojnë që shumë të rinj të privohen nga martesa dhe lindja e fëmijëve.