Lehtësohen procedurat për pacientët me diabet, Manastirliu: Konsulta “online”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër konsultat “online” në QSUT, duke theksuar se kjo procedurë e re do të kursejë kohën e pacientëve që marrin mbi 8 insulina në muaj me rimbursim.

Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas, sepse nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat kryhet në spitalet rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dh Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër konsultat online të zhvilluara në qendrën e Telemjekësisë në QSUT.

“Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça apo Shkodra në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për vijimin apo ndryshimin e trajtimit me insulinë nga 8 deri në 12 pena në QSUT, duke shpenzuar para dhe kohë, falë këtij lehtësimi procedurial, pacienti e merr trajtimin në kohë në spitalin rajonal, afër vendbanimit nëpërmjet konsultës online nga mjeku specialist në QSUT pa qenë nevoja për t’u paraqitur fizikisht”,– tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manastirliu theksoi se konsultat online mbi trajtimin terapeutik dhe sasinë e penave të insulinës nga 8 deri në 12 pena në muaj, që kryhen nga mjeku endokrinolog në QSUT dhe mjeku endokrinolog në spitalet rajonale, nëpërmjet telemedicinës, në prezencën e pacientit, i shërbejnë edhe edukimit në vazhdim dhe trajnimit të mjekëve në spitalet rajonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi 340 pacientë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë dhe më pas të merrnin firmën dhe vulën në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas, kur bëhej fjalë për mbi 8 pena insuline. Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi, e cila rimbursohet 100% nga shteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?