Lehtësohet dënimi për Alqi Bllakon
Apeli i Posaçëm ka lehtësuar Alqi Bllakon, i fajësuar Bllakon për dy episode korrupsioni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Apeli ka shfajësuar Bllakon për një nga episodet. Nga 4 vite dënim me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, Apeli e ka dënuar Bllakon me 2 vjet burg, i konvertuar në Shërbim Prove. Sipas Apelit, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është fajtor vetëm për një ryshfet prej gati 120 mijë euro dhe pa faj për ryshfetin e dyshuar prej 7.5 milionë lekë.
KOHA JONË SONDAZH

