Lëkundje në kupolën e Policisë, japin dorëheqjen dy drejtues të lartë
Lëkundje në kupolën e Policisë së Shtetit këtë të hënë. Franci Ndoja, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Më herët gjatë ditës u dha lajmi që drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dhënë dorëheqjen.
Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë dhe në vijim pritet të ketë konfirmim për pranim ose jo nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë, dhe qëndroi në detyrë për rreth 1 vit e gjysmë.
Po ashtu Elton Alushi ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i larguar me dorëheqje në fillim të muajit mars.
KOHA JONË SONDAZH

